Në Qeverinë Kurti 2, ministër i Punëve të Brendshme, sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, do të bëhet Xhelal Sveçla.
Këtë e ka komentuar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.
Miftari përmes një postimi në Facebook, ka treguar për sfidat e mëdha që do të përballet ministri në ardhje.
Sipas tij, lufta kundër krimit të organizuar në veri, lufta kundër korrupsionit, konfiskimi i pasurive, pastrimi i Policisë dhe shumë të tjera do të jenë sfidë për Sveçlën.
Postimi i plotë:
M P B
Ministri në ardhje i Punëve të Brendshme Xhalal Sveçla pasusi i Agim Veliut ish Ministri i Punëve të Brendshme nga radhët e LDK-së. Sfida kryesore, lufta kundër krimit të organizuar në veri e lidhur ngushtë me politikanët nga Beogradi dhe Prishtina, lufta kundër korrupsionit, konfiskimet e pasurive të paligjshme, pastrimi i policisë nga policia politike e Thaçit, Veselit e Reqicës.. lirimi dhe nga policët gansterë të implikuar edhe vet në krimin e organizuar, pastrimi edhe IR in inspektoriatit të renditin nga ndikimet politike! Prioritet është formimi i një departamentit special në MPB i Kontrollës së brendshme sikurse në Amerikë që gjuan policë të korruptuar ata që shkelin ligjin edhe i josh në kurthe ta shkelin ligjin që ti arrestojnë!