Kryeministri i dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit Albin Kurti, së bashku me u.d Presidentën Vjosa Osami, kanë vizatuar shtëpinë që është djegur në vitin 1999, që është kthyer në Muze.
Kurti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se na priti Baca Mehmet Aliu dhe ish Drejtori Avdyl Gashi, të cilët evokuan kujtimet nga ajo kohë e vullnetarizmit.
Tutje ka shkruar se qeveria jonë do të angazhohet për arsim të mirë dhe për ta bërë shkollën e këndshme porsi shtëpi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë:
Në rrugën "Shkolla e Herticëve" në Prishtinë ndodhet shtëpia e djegur në mars të vitit 1999, e kthyer në muze, por që nuk mirëmbahet siç e meriton. Rezistenca e viteve të '90-ta e kishte arsimin në ballë. Asokohe mësohej me shumë ankth të përditshëm nga ndërhyrjet e policisë serbe. Na priti Baca Mehmet Aliu dhe ish Drejtori Avdyl Gashi, të cilët evokuan kujtimet nga ajo kohë e vullnetarizimit dhe qëndresës. Me Presidenten Vjosa Osmani dhe kandidatë për deputetë të listës sonë të përbashkët ua uruam Ditën e Pavarësisë.
Qeveria jonë do të angazhohet për arsim të mirë, për ta bërë shkollën e këndshme porsi shtëpinë, teksa nuk harrojmë se prej nga vijmë: ato shtëpitë e kthyera në shkolla gjatë kohës së okupimit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/17/auto_151889238_1073848193115064_5937025232718141626_o1613582895.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/17/auto_151597726_1073848776448339_6657146769945787244_o1613582911.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/17/auto_151310569_1073848263115057_7645208403202927386_o1613582906.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/17/auto_150953341_1073848696448347_6598072979440024196_o1613582914.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/17/auto_151828986_1073848416448375_8220828180764142658_o1613582911.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/17/auto_151177972_1073848559781694_2826771569829591170_o1613582914.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/17/auto_150953333_1073850916448125_6788093808458647370_o1613582917.jpg)