Avokati shqiptar Spartak Ngjela, përmes një postimi në Facebook, shkruan se, zgjedhjet në Kosovë, nuk i fitoi Lëvizja Vetëvendosje por Prokuroria dhe Gjykata Speciale në Hagë.
Sipas tij, Specialja i fitoi zgjedhjet pasi arrestoi katër krerët e korrupsionit dhe krimit të organizuar, siç janë ‘Hashim Thaçi e kompani’.
Avokati përmes një postimi në Facebook, thekson se, a do të ndodh edhe në Shqipëri të arrestohen krerët e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Postimi i plotë:
Se ju mendoni që zgjedhjet i fitoi Vet-Vendosja në Kosovë!. Jo, aspak. Lojën e fitoi Prokuroria dhe Gjykata Speciale e ngritur në Hagë, që arrestoi katër krerët e korrupsionit dhe krimit të organizuar: Hashim Thaçin e kompani. Po këtu në Shqipëri?
Këtu te ne e ka në dorë SPAK. A do t'i arrestojë ky edhe këtu krerët e korrupsionit dhe krimit të organizuar?
Për faktin që luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, edhe në Shqipëri, njëlloj si në Kosovë, politika amerikane po e drejton prej katër vjetësh, sigurisht që kjo pritet të ndodhë edhe në Shqipëri, dyzet ditë para zgjedhjeve, njëlloj si në Kosovë. Kjo është arsyeja logjike e kësaj kohe.