Analisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu për nder të pavarësisë së Kosovës, ka falënderuar presidentin Ibrahim Rugova.
Shahu përmes një postimi në Facebook, ka publikuar edhe një fotografi të tij së bashku me Rugovën.
Shahu thotë se, çdo ditë që po kalon, Rugova po bëhet më i pranishëm e më i domosdoshëm tek shqiptarët dhe te miqtë e tyre.
Postimi i plotë:
Faleminderit Presidenti im!
U bë 13 vjeçe Kosova e pavarur, atdheu ynë i shenjtë.
Unë dhe të gjithë si unë të falënderojmë për këtë Kosovë që na le.
Unë të falënderoj për mirënjohjen ndaj meje se më ke bërë krenar.
Çdo ditë që kalon po bëhesh më i pranishëm e i domosdoshëm tek shqiptarët e te miqtë e tyre Presidenti im!