Osmani e Kurti tek nëna Ferdonije: Asnjë përvjetor s’do të jetë kremtë e plotë pa u kthyer njerëzit tanë

Aktuale

Osmani e Kurti tek nëna Ferdonije: Asnjë përvjetor s’do të jetë kremtë e plotë pa u kthyer njerëzit tanë

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 22:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë ditës së sotme liderët partiak dhe ata institucional patën aktivitete të shumta në agjendën e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në fund të ditës, u.d së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosjet, Albin Kurti kanë vizituar nënë Ferdonije Qerkezi në Gjakovë, të cilës që nga viti 1999 i mungojnë bashkëshorti e djemtë, të cilët u zhdukën me dhunë nga forcat serbe.

E pikërisht 17 shkurti është edhe data e lindjes së djalit të saj, Artanit.

Osmani tha se shtëpia ku ruhen gjësendet e djemve të saj, na përkujton se sa i lartë ishte çmimi i lirisë.

Postimi i plotë:

E përmbyllëm këtë ditëlindje të shtetit tonë në vizitë tek Nëna Ferdonije Qerkezi, të cilës që nga viti 1999 i mungojnë bashkëshorti e djemtë, që u zhdukën me dhunë nga forcat serbe. Kjo datë, 17 shkurti, është edhe data e lindjes së djalit të saj, Artanit.

Shtëpia ku akoma ruhen gjësendet e djemve të saj, të cilëve ajo çdo ditë ju flet nëpërmjet fotografive të tyre, na përkujton se sa i lartë ishte çmimi i lirisë. Rrobat e tyre, lodrat me të cilat ishin rritur, lugët me të cilat kishin ngrenë, e djepi në të cilin i kishte përkundur…që të gjitha ishin ende aty, në këtë shtëpi muze. Dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë, e plagë që nuk mbyllet pa drejtësi e pa kthimin e të gjithë të zhdukurve në tokën e të parëve tanë. Në këtë 13- vjetor të shtetit tonë, ritheksojmë zotimin se secila e secili prej nesh do të jemi zëri i nënës Ferdonije e i mijëra nënave të tjera anekënd Kosovës në kërkim të drejtësisë. Asnjë festë e asnjë përvjetor nuk do të jetë kremte e plotë pa u kthyer njerëzit tanë.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat