Një autobus i një agjencie turistike nga Kosova është sulmuar me gurë mbrëmjen e sotme në afërsi të urës së Limit në Berane në Mal të Zi.
Shoferi i autobusit ka raportuar rastin në polici në Rozhajë. Autorët e sulmit kanë thyer xhamat e autobusit, ndërsa nuk raportohet për turistë të lënduar.
“Gjithçka është një incident sporadik. Një gur, një dritare. Asgjë e organizuar”, tha policia malazeze.

Sulmi ndodhi në një ditë të shënuar, 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.