Sali Berisha: Kurti premtoi dinjitet, nuk erdhi në pushtet me teza populiste

Aktuale

Sali Berisha: Kurti premtoi dinjitet, nuk erdhi në pushtet me teza populiste

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 07:31
Sali Berisha dhe Albin Kurti

Ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha në një intervistë ka folur për fitoren e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Berisha ka theksuar se Kurti nuk erdhi në pushtet me teza populiste por që sipas tij, fitoi pasi pushteti i mëparshëm rrezikoi integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës me nxitjen edhe të Tiranës zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Një premtim që e veçoi Berisha nga Kurti është se do t'ua kthejë dinjitetin qytetarëve në Kosovë me qeverisjen e tij.

Derisa për përvjetorin e 13-të të Ditës së Pavarësisë, Berisha e ka cilësuar si ngjarje madhore.

Në anën tjetër, sa i përketë idesë për bashkimin kombëtar ish-kryeministri shqiptari deklaroi se është rritur me këtë ideal por proceset e sollën pavarësinë e Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat