Disa minatorët nga “Trepça” janë larguar nga puna.
Kryetari i Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, këtë vendim e ka quajtur të papranushëm dhe ka bërë thirrje për shfuqizimin e këtij vendimi absurd dhe kthimin e minatorëve në vendin e tyre të punës.
Postimi në Facebook:
Largimi i minatorëve të "Trepçës" nga puna vetëm pse kerkesuan drejtën e tyre elementare, për marrjen e pagave me të cilën mbajnë familjet e tyre është i papranueshëm.
Kërkoj nga menaxhmenti i "Trepçës" shfuqizimin e këtij vendimi absurd dhe kthimin e minatorëve në vendin e tyre të punës.
Para se të merren me masa disiplinore ndaj minatorëve, menaxhmenti duhet të punoj më shumë për rritjen e prodhimit, ndaljen e shpenzimeve të panevojshme, përmirësimin e kushteve të punës për minatorët dhe ngritjen e të hyrave të "Trepçës".
AB