Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Tali i është drejtuar LDK-së, duke e pyetur se a vlejnë ende disa kushte që Isa Mustafa i kishte thënë vitin e kaluar për koalicion me VV-në.
Me ironi, Tali ka publikuar deklaratën e Isa Mustafës ku kishte thënë që VV-ja ta heq taksën, ta kthejë në ministri Agim Veliun dhe t’i kërkojë falje LDK-së për prishjen e koalicionit.
Tali këtë “pyetje” e bëri në një postim në Facebook.
Kujtojmë se Isa Mustafa ka thënë dorëheqje nga LDK-ja, pas rezultatit të dobët me 14 shkurt.
Postimi i Talit:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/18/auto_dritonnn1613641300.png)