Avokati i njohur, Arianit Koci ka komentuar rezultatet e partive politike të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Partive politike të cilat kanë zgjedhjet, avokati i bëri thirrje të qëndrojnë në opozitë, ndërsa Vetëvendosjes si parti fituese i kërkoj që të mos bëj koalicone me subjektet që lakmojnë postet politike.
“Në anën tjetër, pikë respekti nuk do ta ketë ajo parti e cila lakmon me hy në koalicion qeverisës me VV, dhe kërkon poste që nuk i takojnë sipas numrave në kuvend.
Po ashtu, edhe VV e humb respektin nëse bjen pre prej kërkesave të tilla. Më mirë – të shkojmë përsëri në zgjedhje, sesa të vazhdohet avazi i vjetër’, shkroi Koci në rrjetin social Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Respekt do të ketë ajo parti, e cila tani vendosë me mbetë në opozitë - në purgator, duke tentuar të reformohet.
Në anën tjetër, pikë respekti nuk do ta ketë ajo parti e cila lakmon me hy në koalicion qeverisës me VV, dhe kërkon poste që nuk i takojnë sipas numrave në kuvend.
Po ashtu, edhe VV e humb respektin nëse bjen pre prej kërkesave të tilla. Më mirë – të shkojmë përsëri në zgjedhje, sesa të vazhdohet avazi i vjetër.
Koha është që koalicionet e shantazheve, interesave klanore, gënjeshtrave dhe primitivizmave të përfundojnë.
Duhet të mendohet vetëm për interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
VV i ka fituar bindshëm zgjedhjet.
Le ta udhëheqin shtetin ashtu si mendojnë se është më së miri.
Qyshdo që punojnë – do të mbahen përgjegjës si për të mirë ashtu edhe për të keq.
Natyrisht se, nëse punojnë mirë – e rezultatet mund të shihen shpejtë – sigurisht se do t’i përkrahim.
Shpresojmë se do t’i zgjedhin kuadrot më të mirë, duke mos u bazuar vetëm në libreza partiake.