Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), synon të sigurojë përsëri një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Musliu ka arritur të sigurojë vetëm në Skënderaj 3 mijë e 395 vota.
Musliu pretendon të përfaqësojë PDK-në përsëri në Parlamentin e Kosovës.
Ndryshe, PDK në këto zgjedhje ka arritur të fitojë në Skënderaj 13 mijë e 403 vota.
Ndërkohë që KQZ shumë shpejt pritet të nisë së numëruari edhe votat e diasporës, personave me aftësi të kufizuar si dhe votat me kusht.