Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi është pritur në takim nga kryetari i VV-së, Albin Kurti.
Ata gjatë takimi thekuna se qeveritë tona duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer çdo barrierë e burokraci e për ndërtuar marrëdhënie model të bashkëpunimit në rajon.
Shkrimi në Facebook:
Sot, Ambasadori Minxhozi i shoqëruar nga sekretarja e parë, znj. Klodiana Karaj, u prit në takim nga kryetari i LVV-së, z. Albin Kurti dhe asistententja ekzekutive, Valë Gjonbalaj.
Ambasadori e përgëzoi z. Kurti për fushatën e qetë zgjedhore, procesin e lirë dhe demokratik zgjedhor, pa incidente, si dhe fitoren e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit. Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e rritjes dhe thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, në të gjitha fushat e bashkëpunimit. Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer çdo barrierë e burokraci e për ndërtuar marrëdhënie model të bashkëpunimit në rajon, veçanërisht në fushën e ekonomisë, u shpreh z. Kurti, dhe për këtë ai shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e tij të plotë në funksion të realizimit të këtij qëllimi.