Lëvizja Vetëvendosje ka dal e para në Rahovec duke mbledhur gjithsej 9,941 vota apo 46,51% të votave.
E Vjosa Osmani, kandidate për presidente nga radhët e VV-së, është momentalisht kandidatja më e votuar në qytetin e Rahovecit.
Ajo ka marrë 6789 vota.
E pas saj renditet lideri i VV-së, Albin Kurti, i cili ka 6393 vota, por pa përfshirë 7 vendvotime, ndonëse ai ishte larguar nga lista e deputetëve.
I treti në Rahovec ka dal Visar Korenica, kandidat për deputet e kryetar i LVV-së në Rahovec.
Ndërkaq Glauk Konjufca është radhitur i katërti me 5058 vota e Arben Vitia e përmbyll top pesëshen me 1609 vota.