Mijëra vota me kusht pritet që të numërohen këtyre ditëve në Qendrën e Numërimit të Rezultateve në Fushë Kosovë.
Mësohet se shifra e saktë e votave me kusht është 27.249.
Burimet tregojnë se ato pritet të numërohen 2-3 ditët e ardhshme.
Pra, ky veprim do të vije pasi të përfundojë procesimi i Formularit të Përqindjeve të Rezultateve të partive politke.
Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit morën pjesë rreth 47%. LVV mori rreth 48%, e pastaj PDK, 17%, LDK 13% ndërsa AAK 7%.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të drejtë vote kishin 1.794.862 qytetarë.
KQZ-ja kësaj radhe ka larguar nga lista e votuesve rreth 122.000 persona, të cilët kanë qenë të regjistruar vetëm me dokumente të UNMIK-ut.
Vlen të theksohet se 30 mijë vëzhgues ishin akredituar nga KQZ-ja për të vëzhguar këtë proces zgjedhor.
Në zgjedhje garuan 28 subjekte politike, nga to 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare.