Ish-deputeti I LDK-së, Naser Rugova përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të ardhshëm të LDK-së.
Rugova tregon që kryesia në dorëheqje po përpiqet përsëri të imponojë kandidatin e vet për kryetar të ardhshëm, përcjell “Bota sot”.
Ish-deputeti shton që ky imponim po vazhdon përkundër katastrofës zgjedhore.
Sipas tij kryetari duhet të vijë nga baza dhe një gare demokratike.
Postimi i plotë
Këto ditë, kryesia në dorëheqje po përpiqet ta imponojë kandidatin e vet për Kryetar të ardhshëm. D.m.th, përkundër katastrofës zgjedhore, akoma vazhdohet me idetë e klaneve dhe dallavereve.
Kryetari i ri duhet të vijë vetëm nga baza dhe atë nëpërmes një gare vërtet demokratike, me shumë kandidatë dhe vetëm me votë të fshehtë.