Publikohen votat e kandidatëve më të votuar të LDK-së nga 62 për qind e vendvotimeve

Aktuale

Publikohen votat e kandidatëve më të votuar të LDK-së nga 62 për qind e vendvotimeve

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 22:04
Avdullah Hoti

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit, LDK-ja pësoi një rënie të thellë, duke dalë e treta për nga numri i votave. E para ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila u pasua nga PDK-ja..

Media ka siguruar listën ku shihet numri i votuesve për 13 deputetë të LDK-së.

Këto janë votat nga 62 për qind të vendvotimeve:

I pari është kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti me 40 mijë e 636, pastaj Kujtim Shala me 18 mijë e 280, ndërsa i treti radhitet Lumir Abdixhiku me 14 mijë e 475 vota.

Listës i bashkohet edhe Anton Quni me 8 mijë e 300 vota, Armend Zemaj me 7 mijë e 144 dhe Agim Veliu me 7 mijë e 120.

I 8-ti në këtë listë është Behgjet Pacolli me 6 mijë e 803, pastaj Besian Mustafa me 5 mijë e 668 si dhe Arben Gashi me 5 mijë e 668.

Krejt në fund është Ekrem Hyseni me 5 mijë e 139 vota.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat