Diplomati Agim Nesho në Çim Peka Live, duke komentuar humbjen e LDK-së në këto zgjedhje, ka nxjerrë edhe shkaqet përse çuan në këtë dështim.
‘Kam besim se LDK është një parti me vlera, është parti historike e Presidentit Rugova dhe si e tillë do mbijetojë.
Ky është një fenomen që në vendet e lindjes me këto partitë e strukturuara, të përhapura, gjen momentin, por duhet që momenti të mos ketë imponim nga sipër, por të ketë zgjidhje e cila të jetë e pranishme brenda jush dhe të ketë reflektim në elektorat. Në lidhje me ato që ndodhen, LDK pritej që të dështonte. Kishte dy shpjegime. Së pari ishte prishja e marrëveshjes me Kurtin. Për arsye se LDK nuk është çështje vetëm emrash, apo e zonjës Osmani. Çështja e zonjës Osmani është se kapi platformën e duhur që ishte lufta kundër korrupsionit, ku u ngrit dhe u farkëtua një moment kundër atyre që ishin maxhorancë dhe që kishi krijuar difekte në kuptimin e shtetit ligjor në Kosovë. E gjitha kjo u prish dhe u përceptua nga opinini publik sikur ishte një kompromis jo i vlerave, por i interesave të ngushta. Shumë analistë kanë thënë që vetë kreu i LDK u dorëzua përpara planit të cilit deri tani ne fituam zgjedhjet e 2019.
Faktori i dytë, ishte që ndodhi presioni i madh nga individë të caktua në politikë në Amerikë.
Pati një impakt shumë më të madh se sa duheshin në lidhje me të ashtëquajtën marrëvëshje të Washingtonit. Nga të cilët Kosova më shumë humbi se sa fitoi. Për arsye se sot po të shikosh pamjen e përgjithshme kemi deklaratat e fundit të Vuçiçit pas kthimit nga Washingtoni, që përsëriste iniciativën e Grenelli që të fusim Minishengenin dhe kjo është fitore e madhe për ne, dhe e dyta menjeherë duke mos besuar te kjo marrëveshje hapi zyrën e ndërlidhjes ushtarake me Rusinë.
Dhe kjo ishte pikërisht ajo që udhëheqësi i LDK u angazhua që të mos ta bëjë.
Pra kemi një partner në një marrëveshje që nuk është luajal dhe nga ana tjetër kemi individë të caktuar në Amerikë që për qëllime elektorale, që kërkonin ta bënin.
Nga administrata e Biden është thënë që në krye të herës ku është dënuar takimi i Washingtonit.
Biden ka thënë që respektoni sovranitetin e Kosovës, ndërsa ekipi I tij duke përfshirë edhe sekretarin e tij që asnjëherë nuk do të detyrojmë, ku nënkupton Grenellin, që forcat amerikane në Ballkan dhe Kosobë, të bëhet presion ndaj tyre, sepse ne mbrojmë arkitekturën tonë të mbrojtjes. Kjo e ka dëmtuar LDK-në.’