Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot do të fillojë rinumërimi i dymbëdhjetë vendvotimeve në dhjetë komuna të Kosovës.
Për këtë u vendos në mbledhjen e KQZ-së që u mbajt dje.
Krahas kësaj, në mbledhjen e djeshme është vendosur edhe që të anulohen votat me kusht që kanë shpërputhje dhe nuk janë respektuar procedurat.
Ndërkohë, nga përfaqësues të LVV-së aty u kërkua që votat e diasporës të cilat përmbajnë dokumente me afat të skaduar, por që janë të vlefshme, të mos anulohen. Derisa edhe adresuan kritika për vonesa në QNR-së.