Besarta Jashari feston sot ditëlindjen e babait të saj, heroit Hamëz Jashari.
Përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar foto nga vendi ku ai u flijua, ajo ka rrëqethur me fjalët për të, përcjell Bota sot.
Ajo ka thënë se aty ai këndonte për mëmëdheun dhe aty gjylja e topit iu shkri në gjoks.
“Me kujtimet e fundit me ty babush, atëherë kur beteja e familjes tonë, u bë orientim kohor i kombit shqiptar... të uroj ditëlindjen”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Postimi i saj i plotë:
Babushi, këtu e dikur!
I thoshim shtëpia e dytë, deri sa u bë vendi i flijimit tënd babush. Këtu ku këndoje "për mëmëdheun" dhe mbroje pragun e nderin.
Këtu, ku gjylja e topit në gjoks tu shkri...
Me kujtimet e fundit me ty babush, atëherë kur beteja e familjes tonë, u bë orientim kohor i kombit shqiptar... të uroj ditëlindjen.
Vajza jote krenare, Besarta.