Kërkohet qasje më e ashpër e Albin Kurtit në raport me BE-në dhe dialogun me Serbinë

Aktuale

Kërkohet qasje më e ashpër e Albin Kurtit në raport me BE-në dhe dialogun me Serbinë

Nga: N.SH Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 12:13
Albin Kurti

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj po kërkon nga populli i Kosovës, që ta përkrahë Albin Kurtin, kryeministrin në ardhje të Kosovës, në raport me Bashkimin Evropian dhe dialogun.

Miftaraj në një postim në Facebook, thotë se Kurti në raport me dialogun duhet të jetë më i ashpër dhe me kushte.

Sipas tij, kur BE-ja të i heq vizat për Kosovën, atëherë Kurti duhet t’i kthehet dialogut.

“Qasja e Kurtit në raport me dialogun duhet të jetë edhe më e ashpër dhe me kushte.

BE vizat Kosovës, Kurti i kthehet dialogut.

Kosova do ketë një qeveri të re, e pastër nga korrupsioni, BE të dëshmon vullnet dhe lidership, dhe ta përmbush obligimin ndaj Kosovës, heqjen e vizave.

Këtu krejt populli duhet të jetë në përkrahje të Kurtit në këtë pikë”, shkruan Miftaraj në Facebook.

Ndryshe, Albin Kurti, kishte informuar Brukselin dhe Beogradin, se do të ketë ndryshime në pozicionimin e Kosovës në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin të BE-së.

Zyrtarët e BE reaguan ndaj njoftimit të Kurtit se dialogu me Beogradin nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të tij, duke thënë se të gjitha autoritetet e ardhshme në Kosovë duhet të “kenë qasje konstruktive për vazhdimin e dialogut me Beogradin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat