Analisti nga Shqipëria, Andi Bushati, ka reaguar ndaj Isa Mustafës, pas deklaratës se nuk e ka kuptuar pse populli e ndëshkoi kështu LDK-në.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ndodhi kështu pasi u drejtua nga tinëzarë e mashtrues si ai, që predikonin se vota e zgjedhësve nuk ka rëndësi, përcjell Bota sot.
Bushati ka thënë se LDK do të vazhdojë drejt një rrënimi të pandalshëm nëse nuk ndahet nga mendësia prej lakeu e tipave si Mustafa, Veliu dhe Hoti.
Postimi i tij i plotë:
Isa Mustafa paska thënë se nuk e ka kuptuar ende se përse vota popullore e dërrmoi LDK-në, se ai do të sillej po njëlloj, dhe se qenka keq për Kosovën që partia e madhe e Rugovës u rrëzua në këtë humnerë. Qe ta kuptojë...ndodhi kështu se u drejtua nga tinëzarë e mashtrues si ai, që predikonin se vota e zgjedhësve nuk ka rëndësi. E keqja e LDK është do të vazhdojë drejt një rrënimi të pandalshëm nëse nuk ndahet nga mendësia prej lakeu e tipave si Mustafa, Veliu dhe Hoti.