Kryesia dhe kryetarët e degëve të AAK-së në takimin e mbajtur sot me kryetarin Ramush Haradinaj kanë vlerësuar lart procesin zgjedhor duke e cilësuar atë si njërën ndër të arriturat më të mëdha të demokracisë në vend.
Në këtë mbledhje u tha se këto zgjedhje i kanë dhënë një avantazh Kosovës edhe në planin e brendshëm edhe në planin ndërkombëtar.
Në këtë takim të strukturave më të larta të AAK-së u konstatua se Kosova tashmë duhet të shkojë tutje në kapërcimin e sfidave të saj që janë: liberalizimi i vizave, integrimet euroatlantike dhe marrëveshja për njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë.
AAK thotë se Kosova e ka të domosdoshme krijimin e institucioneve si rezultat i zgjedhjeve të 14 shkurtit duke përfshirë këtu krijimin sa më parë të Parlamentit, votimin e Qeverisë dhe zgjedhjen e Presidentit.