Përplasje e ashpër mes Baljes e Hoxhiq: “Duda mos m’shti, mos ma qel gojën, rri rahat”

Aktuale

Përplasje e ashpër mes Baljes e Hoxhiq: “Duda mos m’shti, mos ma qel gojën, rri rahat”

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:45
Duda Balje

Adriana Hoxhiq nga Partia Komuniteti i Bashkuar dhe Duda Balje nga Unioni Socialdemokrat janë përplasur mes vetë gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Frontal” .

Derisa Balje i thotë se nuk ka të drejtë të punojë për boshnjakët, Hoxhiq i kërkon të mos flasë, përndryshe detyrohet të flasë edhe ajo.

“Duda mos m’shti mos ma qel gojën, me kallxu unë krejt, më mirë e ki rri rahat”, i thotë Hoxhiq.

Ndërsa, Balja i thotë se “ti nuk ki obligim të punosh për boshnjakët”.

I gjithë ky debat erdhi pasi kryetarja e Unionit Socialdemokrate, Duda Balje ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat