Naim Murseli, këshilltar i kreut të Aleancën Kosova e Re, ka thënë se Behgjet Pacolli ka siguruar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës.
Murseli ka thënë se Pacolli ka pasur rritje të elektoratit në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë i Murselit në Facebook:
Votuesit e AKR-së vazhduan ti besojnë vizionit dhe programit të AKR-së duke i siguruar edhe një mandat në Kuvendin e Kosovës. Krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, z. Behgjet Pacolli është një nga pak udhëheqësit në këto zgjedhje me rritje të elektoratit.
