Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, ka reaguar pasi në media janë publikuar dosje të UNMIK-ut, që hedhin dritë mbi vrasjen e anëtarit të LDK-së Xhemajl Mustafës.
Haziri ka thënë se më në fund, pas 20 vitesh, po fillojnë të zbardhen vrasjet politike, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se vrasësit e Mustafës do të mbeten turp i sotëm dhe i historisë.
Postimi i plotë i Hazirit në Facebook:
Më në fund, pas 20 vjetësh, doli guximi për zbardhjen e vrasjeve politike.
Vrasja e njeriut të urtë, engjëllit shpëtimtar të rezistencës aktive paqësore, po fillon të zbardhet.
O Zot, drejtësia po flet. Mos ia fal as në atë botë pas pendimit sepse e vranë engjëllin tuaj në tokë.
Kanë me mbet turpi i sotëm e i historisë.