Faqja “Ekrem Rexha - Komandant Drini”, ka reaguar pasi në media janë publikuar dosje të UNMIK-ut, që hedhin dritë mbi vrasjen e tij.
Dosja e UNMIK-ut për ish-deputetin me inicialet S.R, e publikuar nga AlbanianPost, flet për vrasjen e Xhemail Mustafës, ish-anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovë që ishte edhe zëdhënës i partisë dhe këshilltar i lartë për media i presidentit të atëhershëm Ibrahim Rugova, atë të Ekrem Rexhës, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atentatin ndaj Fetah Rudit, ish-deputet i LDK-së.
E faqja në Facebook që mban emrin e Komandant Drinit, ka thënë se derisa portalet publikojnë dosje, kryeprokurori thotë se nuk kanë fakte për vrasjen e tij.
Ata kanë kërkuar drejtësi për vrasjen e tij.
Postimi i plotë i faqes në Facebook:
Portalet i publikojnë dosjet rreth vrasjes së Komandant Drinit!
E kryeprokurori i shtetit thotë se nuk kanë fakte!!!
Drejtësi dhe vetëm drejtësi.