Berianë Mustafa, vajza e Xhemajl Mustafës, i cili ishte këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka reaguar shkurt pasi në media janë publikuar disa dosje të UNMIK-ut, që hedhin dritë rreth vrasjes së babait të saj.
Mustafa shkurtimisht ka shkruar se, “E tash qysh e patë emrin LIRIA”.
Kujtojmë se dokumente zyrtare të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë – UNMIK, të siguruara nga një media vendore, për disa vrasje të pasluftës në Kosovë dhe tentim-vrasje, e përfshijnë një ish-deputet të Kuvendit të Kosovës.
Xhemajl Mustafa, u vra në Prishtinë, më 23 nëntor 2000, në hyrje të apartamentit të tij.
Ai u qëllua për vdekje nga dy sulmues të cilët kurrë nuk u arrestuan.
