Faton Ramadani, vëllai i të dënuarve Ramadani , kishte akuzuar shumë herë Fadil Syleviqin i cili u gjend i vdekur muaj më parë, se qëndron prapa montimit të rastit ndaj vëllezërve të tij për vrasjen e familjes Hajra.
Ramadani në profilin e tij shkruan se Syleviqi kishte njerëz të fuqishëm të politikës që e mbronin dhe ishin të përzier me të në krime.
Ai shkruan poashtu se për 15 vite më radhë kishte treguar se ish-polici ishte i përfshirë në krime dhe fshehjen e kriminelëve të vërtet në shumë raste.
Ja shkrimi i tij:
Për Syleviqin që 15 vite kam treguar se është i përfshirë në krime dhe fshehjen e kriminelëve të vërtet në shumë raste, Syleviqi kishte gazetar qe e mbronin edhe që i shantazhonin këdo që tregonin për krimet e Syleviqit.
Syleviqi kishte njerëz të fuqishëm të politikës që e mbronin dhe ishin të përzier me të në krime.