(E plotësuar 10:18) - Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku në rrugën Drenas Komoran.
Këtë lajm e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia po merret me rrethanat që quan deri te aksidenti.
“Rreth orës 07:00, në rrugën Gllogovc - Komoran (Fsh. Zabel i ulët), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë janë lënduar dy persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merren hetuesit e trafikut rajonal’, ka thënë Ahmeti.
***
Në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit ka ndodhur sot një aksident rëndë.
“Bota sot”, ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se shihet se personat e përfshirë në këtë aksident kanë marrë lëndime të rënda.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30, raporton “Bota sot”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/20/auto_151061749_431337268103177_7760461317799746626_n1613809423.jpg)
Menjëherë në vendin e ngjarjes janë paraqitur edhe Policia e Kosovës, dhe ekipet mjekësore.
“Bota sot”, poashtu sipas burimeve mëson se nga ky aksident një person ka ndërruar jetë.
Gazeta “Bota sot”, do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë ngjarje.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/February/20/auto_151803569_248462470149215_5429997681683029510_n1613809425.jpg)