Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova edhe sot ka vazhduar debatin e tij, të nisur gjatë ditës së djeshme kundër Isa Mustafës.
Rugova në një postim në Facebook, shkruan se, kryetari i ri i LDK-së, duhet të bëjë prerjen kirurgjike me boshtin e të keqes në LDK. Sipas tij, ky bosht është ai që e ka privatizuar partinë për 10 vite.
E për këto 10 vite kryetar i LDK-së ishte Isa Mustafa, qe Rugova i referohet bashkë me gardën e tij.
Rugova gjithashtu thotë se nuk është shumë rëndësi se kryetar bëhet Lumiri, Antoni apo Kujtimi. Kjo lë të nënkuptoj se njëri prej këtyre tre emrave do ta udhëheq LDK-në.
“Pak ka rëndësi nëse Kryetar bëhet Lumiri, Antoni, Kujtimi apo dikush tjetër. E rëndësishme është që Kryetari i ri ta bëjë një prerje kirurgjike me boshtin e të keqes në LDK, gardën e atyre që për 10 vite e kanë privatizuar partinë. Vetëm kështu ka shpresë të rikthehemi”, shkruan Naser Rugova.