Analisti politik Imer Mushkolaj, ka thënë se Beogradi ka goditur shtetësinë e Kosovës, nëpërmjet Listës Serbe.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se institucionet përkatëse nuk duhet të pranojnë rezultatin e kësaj masakre elektorale, që po ndodh para syve tonë, përcjell Bota sot.
Postimi i tij i plotë:
Nëpërmjet Listës Serbe, duke tjetërsuar vullnetin politik të komunitetit boshnjak, rom e goran, Beogradi ka goditur shtetësinë e Kosovës. Institucionet përkatëse nuk duhet të pranojnë rezultatin e kësaj masakre elektorale, që po ndodh para syve tonë.