Partia që drejton Albin Kurti ka arritur që të mposhtë Lidhjen Demokratike të Kosovës edhe në bastionin e saj, në Pejë.
Lëvizja “Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 21.067 vota apo 49,14%.
Por sa vota kanë marrë kandidatët për deputetë nga Lista e Vjosa Osmanit.
Sipas një liste të publikuar nga ‘indeksonline’, thuhet se Vjosa Osmani ka arritur të marrë afro 17 mijë vota. Donika Gëravlla ka marrë mbi 5 mijë, derisa Haxhi Avdyli, Faton Peci e Doarsa Kica kanë marrë më pak.
Më poshtë, lista e plotë:
Vjosa Osmani 16691
Donika Gërvalla 5201
Haxhi Avdyli 1096
Faton Peci 895
Doarsa Kica 395.