Aktivistja e njohur nga Mitrovica, Nerimane Ferizi, ka reaguar ndaj Adriana Hoxhiqit, e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit me votat e serbëve i mundi partitë boshnjake në Kosovë.
Ferizi, në një reagim në Facebook, thotë se po gënjen Hoxhiqi me deklaratat e saj se kinse do të përfaqëson interesat e boshnjakëve.
Sipas saj, Hoxhiq nuk bëri asgjë për boshnjakët sa ishte pjesë e qeverisjes në Mitrovicë e as në atë të pushtetit qendror. Ajo madje e akuzoi Hoxhiqin se njihet për qëndrimet e saja kundër shqiptarëve.
Postimi i plotë:
Adriana Hoxhiq është duke e pamundësuar përfaqësimin e komuniteteve të tjera në Kuvendin e Kosovës, veç për interesat e saj personale dhe interesat e Listës Serbe.
Adriana njihet për qëndrimet e saja edhe kundër shqiptarëve. Sapo e pashë një interviste në Telegrafi, ajo gënjen kur thotë që i përfaqëson boshnjaket edhe do të ju ndihmoj atyre. Ajo nuk bëri asnjë gjë për këtë komunitet sa ishte pjesë e qeverisjes lokale në Komunën e Mitrovicës se Veriut, ajo nuk bëri asnjë gjë sa ishte ministrie e Ministrisë së Pushtetit Lokal. Ajo lufton veç për interesin e saj kryekëput personal, duke i shkelë edhe të drejtat e të tjerëve. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do something!!!!