Pas publikimit të dosjeve të UNMIK-ut, për vrasjet e disa zyrtarëve të lartë të LDK-së, nga portali i Baton Haxhiut, kanë vërshuar reagime të shumta.
Edhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar në lidhje me këto dosje. Naim Miftari, ish-epror i lartë i UÇK-së, e quan Baton Haxhiun, njeri të UDB-së dhe bashkëpunëtor e mik i Jovica Stanishiqit.
Miftari thotë se Haxhiu është kreatori i planit për ndarjen e Kosovës. Sipas tij, ai po e hedh fajin nga shefat e tij, diku tjetër dhe po e godet Gjykatën Speciale.
Miftari ka treguar edhe një fakt kur Haxhiu ka heshtur para Millosheviqit në Hagë.
Postimi i plotë:
Postieri i UDB-së tani rrufeja 3! Rrufeja 1, pastaj 2 dosjet kinse të SPO që ishte inskenim kinse po i hedhin në OVL në Prishtinë janë njerëz të lidhur ngushtë me UDB-në serbe dhe me disa politikanë të Kosovës, më së paku tre vetave që tani veç gjinden në burg në Hagë.
Tani del rrufeja 3 me do dosje shkarravina të mjegullavta shumica të dhëna jo të sakta të ish UNMIK-ut dhe të SHIK-ut, kush tjetër del pos dora vet (jo befasi për disa nga ne) Baton Haxhiu miku, bashkëpunëtori më i ngushtë i Jovica Stanishiqit të UDB-së dhe Hashim Thaçit dhe të Edi Rames kreatori i planit të ndarjes të Kosovës! Qëllimi i rrufës 3 hedhja e fajit nga shefat e tij diku tjetër, por mbi të gjithave goditje direkte në Gjykatën Speciale në Hagë.
Qëllimi deformimi dhe orientimi i gabuar qëllimisht në hetues të prokurorisë speciale çka nuk e besoj se do t’ia arrin rrufet e UDB-së! Kishte heshtur Batoni UDB kur në tribunalin e Hagës krimineli serb Sllobodan Millosheviçi i kishte thanë publikisht ‘tisi naś špijun reci da nisi’ ky as nuk kishte guxoftë ti thotë ‘NE’ (JO)!