Ja sa vota ka marrë kandidati i AAK-së që përngjan me Ramush Haradinajn

Aktuale

Ja sa vota ka marrë kandidati i AAK-së që përngjan me Ramush Haradinajn

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 15:51
Kastriot Berisha dhe Ramush Haradinaj

Kandidati për deputet  nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kastriot Berisha i cili edhe ka ngjashmëri me liderin e partisë, Ramush Haradinaj ka arritur që në pesë qytete të marr vetëm 261 vota.

Kaq vota ai mori në Deçan, Gjakovë, Pejë, Istog dhe Suharekë.

Vota ai ka marr edhe në Malishevë prej nga e ka prejardhjen ai.

“Sipas rezultateve preliminare unë jam kandidati më i votuar i AAK-së në komunën e Malishevës. Po ashtu, në fshatin tim Gurbardh, AAK është partia më e votuar nga të gjitha fshatrat në komunën e Malishevës”, ka shkruar Berisha.

Berisha gjatë fushatës parazgjedhore është komentuar mjaft shumë për dukjen e tij dhe për ngjashmëritë që ka me Ramush Haradinajn.

Ishte vet ai që në një intervistë pati deklaruar që ka raste që shumë persona e ngatërrojnë me Haradinajn dhe i flasin duke menduar që është ai.

Votat e Kastriot Berishës në këto pesë qytete:

Deçan: 36

Gjakovë: 66

Pejë: 6

Istog: 21

Suharekë: 132

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat