(E plotësuar 18:21) - Instituti Sizmologjik jep detaje për tërmetin që goditi Kosovën
Instituti Sizmologjik i Kosovës ka dhënë detaje për tërmetin që u ndje më herët sot gjatë ditës në vendin tonë.
Drejtori i këtij instituti, Shemsi Mustafa, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se lëkundjet saktësisht janë ndjerë rreth orës 16:46.
Ai ka thënë se magnitude ka qenë 2.7 shkallë të rihterit.
Mustafa po ashtu ka bërë të ditur se epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar, dhe është ndjerë dukshëm në rajonin e Gjilanit.
Postimi i plotë:
Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, me datë 20/02//2021 n’ora 16:46, sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.
Thellësia hipoqendrore ishte 10 km.
Epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë-Uglar 8 km jug-lindje të Gjilanit.
Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në regjionin e Gjilanit.
***
Tërmeti që u ndie para pak minutash në Gjilan, ishte 2.5 sipas shkallës së Rihterit.
Epiqendra e dridhjes, sipas faqes që bën regjistrimin e tërmeteve në botë, ishte 13 km në lindje të Zhegrës, konkretisht në kufirin me Serbinë apo 13 km në juglindje të Gjilanit.

***
Lëkundje tërmeti janë dëgjuar sot në qytetin e Gjilanit.
Lëkundjet janë ndier rreth orës 16:46, raporton “Bota sot”.
Sipas banorëve, dridhja është ndier shumë.
Nuk dihet ende epiqendra e tërmetit.
“Bota sot” do t’iu mbajë të informuar./BS