Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi, ka treguar se si mund të ndalet rritja e kësaj partie.
Ai ka këshilluar partitë tjera që t’i largojnë nga partia të korruptuarit dhe të heqin dorë nga shpifjet, përcjell Bota sot.
Reagimi i Zaimit në Facebook:
Nëse doni ta ndalni rritjen e VV, merreni këtë këshillë dashamirëse: largojini të korruptuarit prej partive tuaja, hiqni dorë nga shpifjet dhe goditjet nën brez, bëhuni konstruktivë në qëndrime dhe racionalë në kritika, dhe do të shihni se do të nisë puna t’ju ecë mbarë.
Partitë e kriminelëve, abuzuesve dhe shpifësve janë ide e mbyllur në shekullin e kaluar.