Osmani kujton grevën e minatorëve: Të punojmë pandalshëm që ata të vlerësohen për punën e tyre

Aktuale

Osmani kujton grevën e minatorëve: Të punojmë pandalshëm që ata të vlerësohen për punën e tyre

Nga: A.SH Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 19:01
Vjosa Osmani

U.d e presidents së Kosovës, Vjosa Osmani, sot në 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, ka kujtuar luanët e nëntokës të cilët me rezistencën e tyre arritën të krijojnë solidaritet e unitet popullor në tërë Kosovën.

Sipas saj, rezistenca e tyre dridhi themelet e një pushteti sundues që promovonte e praktikonte diferencimin dhe pabarazinë.

Postimi në Facebook:

Sot, në 32 vjetorin e grevës së minatorëve të Trepçës, kujtojmë me respekt luanët e nëntokës, të cilët me rezistencën e tyre arritën të krijojnë solidaritet e unitet popullor në tërë Kosovën. Kërkesat e tyre tejkaluan aspektet sindikale, duke u bërë pikë reference për rezistencë kundër regjimit dhe hegjemonisë serbe. Rezistenca e tyre dridhi themelet e një pushteti sundues që promovonte e praktikonte diferencimin dhe pabarazinë. 32 vite pas, përveç se të kujtojmë tërë këtë sakrificë, duhet të punojmë pandalshëm që minatorët tanë të punojnë në kushte të dinjtetshme e të vlerësohen si duhet për punën e tyre.

Fotot nga arkiva e vizitave të mëhershme në Trepçë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat