Bekim Salihu nga Instituti GAP, ka thënë se Lista Serbe ka aplikuar një skenar të vjedhjes se tri ulëseve në Kuvendin e Kosovës.
Salihu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kjo ka ndodhur, duke formuar subjekte dhe vendosur kandidatë që përmes tyre t’u pamundësojë kandidatëve romë, egjiptianë dhe ashkali (që njohin Republikën e Kosovës) të përfaqësohen në Kuvend.
Postimi i tij:
Lista Serbe ka aplikuar një skenar të vjdhjes se tri ulëseve në Kuvendin e Kosovës duke formuar subjekte dhe vendosur kandidat që permes tyre t’u pamundësoj kandidatëve rom, egjiptian dhe ashkali (që njohin republiken e Kosovës) të përfaqësohen në Kuvend.
KQZ ose edhe gjykatat mund dhe duhet të pezullojë këto mandate të vjedhura duke u thirrë në Kodin Penal të Kosovës, në nenin 210 , nenin 212 dhe 216. Aty thuhet se Kushdo që me përdorim të forcës apo kanosjes, ose me keqpërdorim të varësisë ekonomike dhe profesionale të votuesit ndikon ose detyron votuesin në Republikën e Kosovës që të votojë në mënyrë të caktuar ose të mos votojë në zgjedhje, dënohet me një (1) deri në pesë (5) vjet burg. Apo kushdo që shërben si ndërmjetësues në shtytje për të votuar në kundërshtim me vullnetin e tij/saj dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.