BE lëshon edhe një herë thirrjen për politikanët e Kosovës

Aktuale

BE lëshon edhe një herë thirrjen për politikanët e Kosovës

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 21:57
Bruksel

Bashkimi Evropian ka ripërsëritur edhe njëherë kërkesën për formimin e shpejtë të institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit.

Këtë, BE e nënvizoi edhe njëherë në njoftimin që e lëshoi për takimin e sotëm të shefit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

BE tha se është e rëndësishme dhe në interes të të gjithave partive politike që të lëvizin drejt progresit në rrugën evropiane, si dhe normalizimin e raporteve me Serbinë.

“Ambasadori i BE-së në Kosovë pati një bisedë të mirë me Ramush Haradinajn. Është e rëndësishme që të formohet qeveria dhe presidenti të zgjidhet sa më shpejtë. Është në interesin e të gjitha partive politike që ta kenë të mundur progresin në rrugën evropiane si dhe në normalizimin e plotë të raporteve me Serbinë”, thuhet në komunikatën e BE-së.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat