Ende nuk dihet me saktësi se kur do të krijohet qeveria e re, mirëpo lideri i Lëvizjes Vetëvendosje kishte premtuar se në rast të fitores në zgjedhje, do të vaksinonte brenda vitit 60% të qytetarëve.
Sigurimi i vaksinës do të jetë ndër detyrat të ngutshme të qeverisë së re.
Nga kandidati për kryeministër i LVV’së, Albin Kurti është premtuar se brenda vitit të vaksinohen 60% e qytetarëve.
Por kjo po shihet vështirë e realizueshme nga kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla.
Ndërsa, në anën tjetër nuk ka shenja se gjatë këtij muaji do të arrijnë vaksinat kundër koronavirusit, siç kishte premtuar qeveria në detyrë.