Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka arritur në 1 mijë e 571 raste.
Ndërkaq, sipas njoftimit të fundit, theksohet se numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë është 65 mijë e 982.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 57 mijë e 941 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë e 470.
"Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç)", njofton IKSHPK.