Pas publikimit të rasteve të fundit me koronavirus, ka alarmuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ahmeti me anë të një postimi në Facebook, ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit derisa i ka lënë fajin fushatës parazgjedhore.
“Fushata”, ka shkruar Ahmeti mbi rastet.
Ndryshe gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 2.996 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 398 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Drenas 1 rast (39 vjeç).