Kandidatja për deputete nga Lista e Vjosa Osmanit, Donika Gërvalla ishte përjashtuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke mos u lejuar të hynte brenda një salle ku po mbahej një mbledhje e kësaj partie.
Jashtë sallës qëndronte edhe Vjosa Osmani e cila priste për të hyrë brenda në mbledhje.
Gërvalla kishte kërkuar disa herë për të hyrë brenda dhe mbante në duar ftesën për mbledhje, mirëpo ishte sigurimi ai që ndaloj hyrjen e saj.
Në videon e ripublikuar në media, ajo kishte kërkuar nga sigurimi që të kontrollonte qantën e saj dhe i kishte këshilluar të kontrollonin edhe ata që qëndronin brenda se mos kishin armë./Bota sot