Gazetari shqiptar Andi Bushati, ka folur pas publikimit të dosjeve të UNMIK-ut për vrasjen e ish-anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai ka thënë se nga zbardhja e këtyre dosjeve, janë gëzuar më së shumti ata që përdorën sloganin “Liria ka emër”, përcjell Bota sot.
Sipas tij, ata “sloganin e kanë pasur për një hall të përveçëm dhe jo siç na e shisnin, për të mbrojtur epopenë çlirimtare”.
“Gjithë ata që klithnin "Liria ka emër" sikur janë gëzuar shumë nga zbardhja e këtyre dosjeve për vrasjen e kundërshtarëve politikë. Me sa duket sloganin e kanë pasur për një hall të përveçëm dhe jo siç na e shisnin, për të mbrojtur epopenë çlirimtare”, ka shkruar Bushati në një postim në Facebook./BS