Ramadani: Nuk ka shpërthim të infektimeve me COVID-19, synojmë zero raste pozitive

Aktuale

Ramadani: Nuk ka shpërthim të infektimeve me COVID-19, synojmë zero raste pozitive

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 11:53
Naser Ramadani

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), Naser Ramadani, ka thënë se gjatë dy javëve të fundit ka rënie të numrit të rasteve pozitive me COVID-19 si dhe rënie të rasteve të vdekjeve.

Këto komente Ramadani i bëri gjatë takimit të Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me COVID-19.

“Në dy javët e fundit kemi ulje të rasteve pozitive, një zvogëlim të rasteve të vdekjeve. Infektushmeria është stabilizu, nuk ka shpërthim të infektimeve”, ka thënë ai.

Tutje, Ramadani ka thënë se masat antiCOVID-19 duhet të vazhdojnë dhe të respektohen nga qytetarët.

“Ne do të vazhdojmë masat me një intensitet të shtuar, në mënyre që të ulen rastet pozitive. IKSHPK synon 0 raste pozitive, por duhet angazhimi i të gjithëve”, tha ai.

Gjithashtu, Ramandai potencoi se kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për vaksinat antiCOVID, dhe se ekipet janë gati.

Po ashtu, ai theksoi se janë duke bërë hulumtime edhe për rastet e variantit të ri të koranavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat