Avokati Arianit Koci, thotë se nga dialogu i Brukselit, Kosova po humbë ndërsa Serbia po fiton.
Ai përmes një postimi në Facebook, shkruan se, siç shprehet ai, tandemi Berlin – Paris, po kërkon që sa më shpejt të formohet Qeveria dhe të zgjidhet edhe Presidenti i Kosovës, ku shton se, pastaj janë të gatshëm që të mbështesin dialogun Kosovë-Serbi.
Por, Koci pyet se, nga ky dialog po humbë Kosova e po fiton Serbia. Andaj pyet se, pse duhet me vazhdua dialogu në këtë mënyrë dhe këtë format?
Ai gjithahtu pyet se kur do të hiqen vizat për qytetarët?
Postimi i plotë:
Tandemi Berlin-Paris po kërkon që sa më shpejt të formohet qeveria e re dhe të zgjidhet Presidenti i Kosovës. Të njejtit, po thonë se janë të gatshëm që ta mbështesin dialogun me Serbinë. Në rregull! Së pari, tandem i nderuar, si gjest i vullnetit të mirë, a po na tregoni se pse deri tani, gati 15 vite pasi që krejt regjionit iu kanë liberalizuar vizat (Serbi, Mali i Zi, Maqedoni, Shqipëri) - Kosova është e izoluar?
Po ashtu, a po na tregoni kur do të na hiqen vizat? 2022, 2024, 2030 apo kurrë? Na keni premtuar që sa kohë! Përndryshe, e keni humbë kredibilitetin - veç ta dini! Në anën tjetër, zotërinj të nderuar, deri tani, prej dialogut Kosova vetëm po humbë, e Serbia po fiton.
Pse duhet të vazhdoj dialogu në këtë mënyrë dhe format? Ps. Nëse me mos-liberalizim po doni t’i ndëshkoni politikanët (me të drejtë) - duhet ta kuptoni që në këtë mënyrë po e ndëshkoni popullin e Kosovës. Politikanët, ashtu kështu kanë viza, e shumë prej tyre edhe nënshtetësi të Shqipërisë.