Gjatë fushatës parazgjedhore, partitë mbajtën tubime me qytetarë në fshatra e qytete të Kosovës, pavarësisht pandemisë së Covid-19.
Madje, gjatë kësaj periudhe u lehtësuan disa prej masave.
Por, tani pasi zgjedhjet përfunduan, është rritur numri i rasteve me Covid dhe po shihet si mundësi që të vazhdohet me ashpërsim të masave, përcjell Bota sot.
Pas kësaj ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se vetëm tani pas fushatës, iu ra ndërmend se Covid ekziston.
Këtë ai e ka quajtur papërgjegjësi e arrogancë.
“Vetëm tash, pas fushatës zgjedhore gjatë së cilës nuk u respektua asnjë masë, institucioneve iu ra ndërmend se Covidi ekziston. Papërgjegjësi e arrogancë”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook./BS/