Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror Zgjedhor, Sami Kurteshi ka kërkuar nga sot sqarim rreth asaj se a ka ende në postat e Kosovës pako të supozuara me vota nga diaspora, në emër të KQZ-së.
Kurteshi pyeti se si është e mundur që këto pako nuk janë në KQZ, por në postat e Kosovës.
“Nëse ka pako që ka ardh në emër të KQZ në postat e Kosovës, KQZ duhet t’i marr. A numërohen a jo ajo është çështje tjetër. Nuk është posta pronare, por KQZ është pronare e atyre pakove”,tha ai.
Kurteshi kërkoi që të dijë pse Komisioni Qendror Zgjedhor nuk është informuar për këtë çështje.
“Ne kemi marrë informata jashtë KQZ-së”.