“Nga dialogu varet cilësia e jetës së qytetarëve në Kosovë”, Rron Gjinovci i reagon Ana Bërnabiqit

Aktuale

“Nga dialogu varet cilësia e jetës së qytetarëve në Kosovë”, Rron Gjinovci i reagon Ana Bërnabiqit

Nga: A.Zh Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 15:56
Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, i ka reaguar kryeministres së Serbisë Ana Bërnabiqit, e cila sot ka deklaruar se cilësia e jetës së të gjithë qytetarëve në Kosovë varet nga dialogu me Beogradin.

Bërnabiq kështu ka deklaruar teksa ka komentuar deklaratën e kandidatit për kryeministër të Kosovës Albin Kurtit, se dialogu do të jetë prioritet i gjashtë ose i shtatë.

“Cilësia e jetës së të gjithë qytetarëve në Kosovë varet nga dialogu me Beogradin, dhe kjo është arsyeja pse unë u befasova nga deklarata e udhëheqësit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se dialogu është vetëm në vendin e gjashtë ose të shtatë të prioriteteve të tij”, ka thënë ajo.

E sipas Gjinovcit, nga dialogu Kosovë-Serbi, varet vetëm avancimi i Beogradit në Bashkimin Evropain.

“Jo, nga dialogu nuk varet jeta e qytetarëve të Kosovës. Nga dialogu varet vetëm avancimi i Serbisë në BE”, ka shkruar ai në Facebook./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat